Ish kryetari i Velesit e ka lejuar që kryetari i Këshillit, t’i vozitë veturat zyrtare për qëllime personale

Prokuroria Themelore Publike Veles deri te Gjykata Themelore në Veles ka dorëzuar akuzë kundër ish kryetarit të Komunës së Velesit, Sllavço Çadiev dhe ish kryetarit të Këshillit të Velesit, Aleksandar Kolev, të cilët ngarkohen për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

I akuzuari i parë, kryetari i Komunës, në cilësinë e personit zyrtar, me shfrytëzimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, për të akuzuarin e dytë ka siguruar të ardhura në vlera të mëdha në mënyrë të paligjshme

“Në kundërshtim me dispozitat nga Rregullorja për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve motorike zyrtare, ai gojarisht e ka miratuar që i akuzuari i dytë disa herë në periudhën prej 23.02.2014 deri në 09.08.2016, t’i shfrytëzojë veturat zyrtare për qëllime private”, thonë nga Prokuroria.

Personi i dytë, si person përgjegjës – kryetar i Këshillit Komunal, pa dorëzuar kërkesë me shkrim, automjetet i ka vozitur vet dhe me shfrytëzimin e veturave për qëllime private ka përvetësuar pronë në vlerë më të madhe.

“Ai disa herë ka kryer edhe furnizim të karburantit për dy veturat, gjegjësisht 2.800 litra, të cilat kanë kushtuar 170.598.00 denarë, para të Komunës së Velesit”, thonë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button