Lajçak: Ende s’keni të dhëna adekuate dhe sistematike për incidentet e urrejtjes

Maqedonia e Veriut ka arritur shumë më larg se që ka mund të supozohej para disa vitesh dhe tani është koha që të shpërblehen përpjekjet e shtetit. Diskutimet për datën e negociatave vazhdojnë, ndërsa disa muaj nuk do të ndikojnë te qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për të hapur kapitull të ri në marrëdhëniet e vendit me BE-në, thotë kreu i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak dhe Kryesues aktual i OSBE-së në një intervistë për MIA, një ditë para pjesës zyrtare të vizitës së tij në vend, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit, duhet doemos të ketë shpërblim nga BE-ja për suksesin

Duke iu referuar shtyrjes së datës për në vjeshtë, në vend të pritjeve fillestare se do të jepet këtë muaj, Lajçak tha se arritjet e fundit janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, vendi ka arritur më larg se që ka mund imagjinohej disa vite më parë. Ai thekson që Sllovakia beson se është koha për të shpërblyer përpjekjet e vendit dhe të dërgohet sinjal pozitiv për qytetarët.

Ai ka shtuar se disa muaj nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim të shumë madh për popullin e Maqedonisë së Veriut, i cili ka pritur kaq gjatë, por fuqishëm beson që “ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për të hapur kapitull të ri në marrëdhëniet mes vendit tuaj dhe BE-së”.

“Arritjet e kohëve të fundit janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, vendi ka arritur shumë më larg se që kemi mund ta imagjinojmë disa vite më parë. Qeveria e tanishme meriton lëvdata. Arritjet në forcimin e marrëdhënieve fqinjësore janë të papara në rajon – duke i falënderuar Shkupit, Sofjes dhe Athinës. Kjo situatë duhet të shfrytëzohet për përparim edhe më të madh. Sllovakia beson se është koha që përpjekjet tuaja të shpërblehen dhe të dërgohet sinjal pozitiv për popullin tuaj. Dështimi për të përmbushur premtimet tona do të sjellë pasoja të rënda”, shprehet Lajçak .

Por diskutimet s’kanë përfunduar dhe mendoj që disa muaj nuk do të bëjnë një ndryshim shumë të madh për popullin e Maqedonisë së Veriut, i cili ka pritur kaq gjatë, megjithatë besoj fuqimisht se ky vit duhet ta sjellë suksesin e merituar për të hapur kapitull të ri në marrëdhëniet mes vendit tuaj dhe BE-së. Ky është i njëjti mesazh që dërgova në Luksemburg, thekson kreu i OSBE-së.

Lajçak e konsideron si  të mirë dhe produktiv parimin e integrimit të vendeve në tandem, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, edhe pse konsiderohet që merita individuale duhet të mbizotërojë.

“Parimi “i regatës” – do të thotë që vendet do të bashkohen kur ata të kualifikohen, në vend se në grupe – reflekton normën bazë dhe të drejtë në arritjen e ambicieve të integrimit të vendeve. Lëvizja përpara në një grup ose në një tandem me ndonjë vend tjetër është e mirë dhe produktive. Por parimi i meritës individuale duhet të mbizotërojë. Sllovakia, si dhe një numër i shteteve tjera anëtare të BE, besojnë se tani është koha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të angazhohen në rrugën e negociatave. Kemi folur hapur për këtë gjatë takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme javën e kaluar dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë për ju në të ardhmen” tjhotë Lajçak .

Lajçak për Marrëveshje e Prespës vlerëson se me atë është shkatërruar rrethi vicioz i miteve nacionaliste, me vullnetin politik dhe guxim, dhe shpresoj që kjo do të shërbejë si frymëzim për të tjerët në rajon dhe do të kontribuojë në pajtimin rajonal. Thotë se ajo që është rënë dakord në të është proces i pakthyeshëm.

“Marrëveshja e Prespës paraqet sukses shumë të madh dhe është me të vërtetë shembull i demokracisë së suksesshme dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Një kohë të gjatë dukej se kontesti me emrin ishte i pazgjidhshme, por me lidership të vërtetë, vizion të vërtetë dhe guxim të vërtetë u gjet zgjidhja. Dhe kjo veç më e ka përmirësuar sigurinë rajonale. Tani, vendi duhet të vazhdojë të përqendrohet në agjendën e reformave dhe të zgjerojë dinamikën pozitive që e ka arritur”, tha Lajçak.

Për korrupsion, lirinë e medias dhe gjuhën e urrejtjes

Lidhur me punën e PSP-së, për të cilën Misioni në Shkup, para pak kohe e prezantoi raportin e dytë kalimtar, Lajçak u bëri thirrje të gjitha partive politike për të arritur marrëveshje për projekt-ligj mbi PP, të cili do të plotësojnë pritshmëritë e publikut se korrupsioni do të ndëskohet dhe se institucionet e drejtësisë do të vazhdojë të forcohet.

“Pajtohemi me vlerësimin e Ambasadorit Koja dhe me të vërtetë jemi të shqetësuar nga fakti se statusi institucional i PSP-së nuk është zgjidhur dhe se projektligji për Prokurorinë Publike mbi katër muaj gjendet në qorr sokak”, thekson Lajçak.

Kreu i OSBE-së pajtohet me vlerësimin e Fridëm Haus në raportin e fundit se gjendja e mediave në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar deri diku, por thekson se këtë vit ka pasur dy sulme mbi gazetarë.

Ndërsa numri i sulmeve kundër gazetarëve ulet, incidentet e këtij viti tregojnë se vendi ende duhet zhvillojë mekanizma efektivë për të siguruar mjedis të sigurt pune për gazetarët. Kjo është një nga fushat ku Misioni ynë në Shkup është i përfshirë në mënyrë aktive. Ky nuk është fenomen që është i pranishëm vetëm në Maqedoninë e Veriut. Siç e dini, vendi duhet të merret me të. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku dhe të ndajmë mësimet e nxjerra – për të mbrojtur lirinë e medias dhe jetën e gazetarëve, thekson Lajçak.

Në kontekstin e lirisë së shprehjes, Lajçak thekson se gjuha e urrejtjes është fenomen negativ që paraqet kërcënim potencial për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe për pajtimin politik. Ai thekson se vendi ende nuk mbledh të dhëna adekuate dhe sistematike për incidentet e urrejtjes, por informatat nga OShC-të megjithatë tregojnë se mos toleranca në baza etnike, politike dhe fetare është një sfidë komplekse për vendin.

“Sinqerisht, kjo tendencë është me të vërtetë shqetësuese dhe ka rritje të incidenteve të urrejtjes të bazuara në përkatësinë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Duhet të bëhet më shumë për t’i dhënë fund këtij trendi. Edhe në këtë drejtim, Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të reduktuar numrin e incidenteve të urrejtjes”, tha Lajçak në intervistën për MIA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button