Veturat e fëmijëve vazhdojnë ta “pushtojnë” qendrën e Tetovës (VIDEO)

Edhe pse në muajin prill të vitit të kaluar Komuna e Tetovës lajmëroi se ka filluar lirimi i hapësirave publike në qytetin e Tetovës dhe lirimi i qendrës së Tetovës nga veturat për fëmijë që e kishin uzurpuar atë, të njëjtat vetura pas një viti e gjysmë vazhdojnë të jenë në qendër të Tetovës, transmeton Portalb.mk. Redaksia e Portalb pret prononcim nga udhëheqësja e inspektoratit Ramije Avziu.

Problemi i veturave për fëmijë që qarkullojnë në qendër të Tetovës dhe që njëkohësisht uzurpojnë hapësirën publike është një problem që Komuna vitin e kaluar tha se i ka gjetur zgjidhje. Në kuadër të fushatës “Një Tetovë e gjelbër fillon me TY” Komuna e Tetovës, më 14 prill të vitit 2018 promovoi hapësirën e re në afërsi të Qendrës Sportive në Tetovë ku këto vetura duhej të zhvendoseshin.

Më 27 prill të 2018, Komuna lajmëroi se përfundimisht veturat janë zhvendosur dhe qendra është liruar.

Qendra e Tetovës pas largimit të veturave
Qendra e Tetovës pas largimit të veturave

Megjithatë, redaksia e Portalb mbrëmë realizoi një video ku shihen se si veturat e fëmijëve vazhdojnë ta “pushtojnë” qendrën e Tetovës pas një viti e gjysmë nga lajmërimi se të njëjtat janë larguar. Ndonëse redaksia ka tentuar të kontaktojë me udhëheqësen e inspektoratit Ramije Avziu, ende nuk ka prononcim dhe sqarim nga ajo në lidhje me problemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button