Policia ende s’i ka identifikuar tifozët që shpërndanë gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Policia dhe Prokuroria, pas dy javëve ende nuk i ka identifikuar tifozët që gjatë festës për titullin e kampionit të Evropës në hendboll, publikisht në sheshin e Shkupit bërtitën thirrje nacionaliste dhe kërkuan vdekje për shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Të kontaktuar nga redaksia jonë, si nga Policia, po ashtu edhe nga Prokuroria thonë se ende nuk janë identifikuar personat.

“Po punojmë në identifikimin e personave, ndaj personave që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes do të dorëzohet paraqitje përkatëse”, thonë për Portalb.mk. nga MPB.

Nga Prokuroria na thonë se janë të gatshëm që të veprojnë nëse do të identifikohen personat.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit do të veprojë në të gjitha rastet nëse identifikohen përfaqësuesit e grupeve të tifozëve që kryejnë vepra penale”, thonë nga Prokuroria.

Përndryshe, pasi Klubi i Hendbollit “Vardari” mori titullin e kampionit evropian, në qendër të Shkupit u realizua festë, në të cilën mbetën të lënduar dy persona, dy vetura u dëmtuan, dhe u përdor gjuhë e urrejtjes: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Në lidhje me këtë anë reaguar Komiteti i Helsinkit, Aleanca për Shqiptarët(ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Qendra për Liri “CIVIL“.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button