Pikëpagesat rrugore janë pjesë e vogël e investimeve – rrugët i ndërtojmë nga kreditë (infografik)

Pjesa më e madhe e mjeteve që investohen në infrastrukturën rrugore në vend janë mjete të marra me kredi. Madje 57.4% e mjeteve në buxhetin vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore janë huazime nga kompania kineze Eksim Bank, Banka Botërore për Rinovim dhe Zhvillim (BBRZH), Banka Botërore (BB) dhe Banka Investuese Evropiane (BIE). Përkundër tyre, vetëm 15.4% nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara për vitin 2019-të vijnë nga pagesa e taksës rrugore nga vozitësit, thuhet në programin vjetor për punë të NP “Rrugët Shtetërore”, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Buxheti i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje publike për vitin 2019-të është 289.1 milionë euro. Prej tyre, të ardhurat nga kreditë janë 165.8 milionë euro, ndërkaq të ardhurat nga pikëpagesat, taksa rrugore dhe akciza për derivatet e naftës është 123.3 milionë euro. Fondet vetanake e përbëjnë më pak se gjysmën e të hyrave të përgjithshme të financave që do t’i realizojë NP “Rrugët Shtetërore” këtë vit.

Në një deklaratë për Meta-n, drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov, thekson se pa marrje të kredive është e vështirë të ndërtohen dhe rikonstruohet infrastruktura rrugore në tempo të përshpejtuar.

“Nëse nuk janë kreditë nga Banka Botërore dhe nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim, ne do të mundemi pak këtu dhe pak atje të bëjmë ndonjë rehabilitim, rrugë e re do të mund të ndërtohet njëherë në 5 vjet sepse kushtojnë shumë”, thekson Kitanov.

Por, nga ana tjetër, shton ai, të ardhurat nga pikëpagesat, taksat rrugore dhe akcizat për derivatet e naftës janë të domosdoshme për pagesë në kohë të kësteve nga kreditë për rrugët që tanimë janë ndërtuar.

Buxheti i paraparë i NP “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov këtë vit mbushet edhe nga pagesa e re në Gjevgjeli, e cila do të lëshohet në përdorim për dhjetëra ditë.

Prej saj do të mblidhen taksa për shfrytëzimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, nëpër të cilën po udhëtohet më shumë se një vit pa pagesë.

Deri në pranverën e ardhshme do të ndërtohen pikëpagesa në Demir Kapi, bashkë me pikëpagesat “Kadrifakovë” dhe “Preod” në autostradën Milladinovc – Shtip. Pikëpagesa në në fshatin Arbinovë në autostradën e ardhshme Kërçovë – Ohër do të lëshohet në përdorim bashkë me hapjen e autostradës deri në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button