Trampi e vazhdoi shkallën e rritur të paralajmërimit për Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan, Donald Tramp, e ka vazhduar rëndësinë e rritjes së shkallës së paralajmërimit në lidhje me Ballkanin Perëndimor, i cili është në fuqi që nga viti 2001, njofton Portalb.mk.

Ai e ka informuar Kongresin se kërcënimi për shkak të cilit ajo shkallë e paralajmëruar është sjellë ende ekziston, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

“Kërcënimi që reflektohet në procedurat e personave që janë kyçur, ndihmojnë, financojnë ose përkrahin dhunë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut dhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, por edhe obstruksionet e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në BeH ose të rezolutës së OKB-së 1244 të Kosovës, nuk është larguar”, thuhet në vendimin që e ka nënshkruar Tramp, dhe në të cilën shtohet se e gjithë kjo ende paraqet “kërcënim të madh dhe të jashtëzakonshëm për interesat amerikanë, sigurinë nacionale dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button