Kejt Meri Birns e dha betimin si ambasadore e SHBA-ve në RMV

Kejt Meri Birns (Kate Marie Byrnes) e ka dhënë betimin si ambasadore e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Birns ka bartur funksionin e zëvendës shefit të misionit në ambasadën e SHBA-së në Greqi.

Për të thuhet se më parë ka qenë njeriu i dytë në mision dhe zëvendës përfaqësues në misionin e SHBA-vë në OSBE në Vjenë. Në karrierën e saj diplomatike ka punuar në ambasadën amerikane në Madrid, Spanjë dhe ka qenë në detyra diplomatike në Afganistan dhe në selinë e NATO-s në Bruksel. Byrnes flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button