fbpx

Nxënësit nga Hipodromi me shkollë të re

PREMTIM: Ndërtim i SHF “Vera Jocniq” dhe sallës sportive në lagjen Hipodrom. Qëllimi: Nxënës të klasave 1-9, klube sportive, rekreacione sportive. Afati: viti 2018 

Premtimi për ndërtimin e shkollës së re fillore “Vera Jociq” dhe sallës sportive në lagjen Hipodrom është premtim i realizuar i kryetarit të Gazi Babës, Boris Georgievski. Premtimi është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15 tetor 2017, të titulluar si: “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë” (faqe 16).

Kryetari aktual i Gazi Babës me 26 nëntor 2017, një muaj pas zgjedhjes së tij për kryetar, në intervistë për Veçer njoftoi se shkolla tërësisht do të ndërtohet në vitin 2018 dhe se në shtator të vitit 2018 do t’i mirëpres nxënësit.

“Vërtetmatësi” me 14.12.2018, kontrolloi se deri ku është realizimi i këtij premtimi dhe atëherë të njëjtin e vlerësuam si pjesërisht të realizuar. Kryetari Georgievski, në deklaratë për “Vërtetmatësin” atëherë vërtetoi se ndërtimi i shkollës ka përfunduar dhe se po lidhet me rrjetin e ujësjellësit.

Deri në fund të vitit do të përfundojmë me punët e vogla të cilat mungojnë dhe tashmë në gjysmën e ditë do të fillojë edhe shpërngulja në shkollën e re, gjegjësisht nxënësit do të ndjekin mësimdhënien në ndërtesën e re – deklarata e Georgievski për “Vërtetmatësin”.

Edhe pse ai njoftoi se nxënësit në fillim të gjysëmvjetorit së dytë do të dalin në ndërtesën e re të shkollës, përsëri kjo ndodhi në fund të gjysmëvjetorit. Më saktë, me 30.05.2019, Georgievski, në faqen zyrtare në Facebook publikoi se është lëshuar zyrtarisht në përdorim ndërtesa e re e SHFK “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom.

Sot edhe zyrtarisht është lëshuar në përdorim në ndërtesën e re SHFK “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom, ju dham fund kushteve të këqija. Prej sot nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë do të kenë shkollë të re dhe moderne sipas standardeve evropiane, ku do të ketë edhe tre paralele për qëndrim ditor. Falë mbështetjes së Qeverisë dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, por edhe për shkak të këmbënguljes sonë që këtij projekti t’i vijë fundi, kjo shkollë u ndërtua. Bashkëpunimi jonë vazhdon me ndërtimin e sallës së re sportive për këtë shkollë. Shkolla është ndërtuar sipas modelit të objekteve të vetpërmbajtura dhe me efikasitet energjetik, ndërsa është adaptuar edhe për persona me nevoja të veçanta, ku ka ashensor dhe tualete specifike. Deri më tani kemi investuar 16 milion denarë në investimet kapitale të shkollës. Me këto mjete ndërruam dritaret, rinovuam sipërfaqet e kulmit, rikonstruktim të sanitarive, si dhe fasadën energjetik të shkollës. Siguruam 70 tabela të mençura për të gjithë shkollën, ndërruam mobiliet e vjetëra me të reja, ndërsa këtë morëm për sipër edhe shpenzimin për sigurimin e shkollës, publikoi Georgievski.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundojmë se premtimi i kryetarit të Komunës së Gazi Babës për ndërtesën e re të shkollës “Vera Jociq” në Hipodrom, edhe pse me vonesë prej 9 muajsh (realizimi ishte premtuar për në shtator të vitit 2018, ndërsa është realizuar në maj të vitit 2019), është realizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button