Përgjimet e “Bild”, reagon Gjiknuri

Ish ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’, të siguruara nga dosja 184 e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Deputeti i qarkut të Vlorës në reagimin e tij në rrjetet sociale, bën me dije, se asnjë nga veprimet e tij nuk bije ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ.

“Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit”.

Reagimi i plotë: 

“Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër. Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit. Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë koordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik. Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?”

LEXO: Përgjimet e publikuara nga “Bild”, Meta: Dosja 339 të hetohet me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm
LEXO: “BILD” publikoi përgjimet, Astrit Avdylaj telefonatë me Dakon: Ke qenë me Ramën, je knaq
LEXO: ‘Bild’: Shërbimi inteligjent gjerman kishte dijeni për përgjimet e NSA
LEXO: Gazetari gjerman replikon me Ramën: Kasetat janë origjinale
LEXO: Basha: Përgjimet, dëshmi se Rama ka bërë pakt me krimin
LEXO: Presionet ndaj mësuesve në Dibër: Vota të deklarohet haptas, mos të kemi llafe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button