Dëshmitari në “Fortesa-Target”: Sistemi për përgjim pulsonte kur lidheshin Mijallkov dhe Grujevski, tha

Ndihmës drejtori aktual i Drejtorisë së pestë në MPB (për ndjekje të komunikimeve) Sasho Trajkovski, i cili në kohën e të akuzuarve Sasho Mijallkov dhe Goran Grujevski, të lëndës “FortesaTarget”, ka punuar si inxhinier kryesor, ashtu që si kryeshef i sektorit në drejtori, është dëshmitari i tretë në procesin gjyqësor për përgjimin masiv të paligjshëm, pas dëshmitarëve Gjorgji Llazarevsi dhe Zvonko Kostovski, transmeton Portalb.mk.

“Në dhomën për shënim personalisht kam parë se numrat e shënuar që duhet t’i përgjonin i kishin shënuar në fleta. Urdhër gjyqësor për përgjim kam parë vetëm një herë”, ka thënë edhe ky dëshmitar se në DSK është përgjuar në mënyrë të paligjshme, pa urdhër gjyqësor.

Trajkovski ka vazhduar të tregon kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme, krahas shënuesve me numrat e shkruar në fleta.

“Edhe drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov edhe kryeshefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujevski kishin kompjuterë të cilët ishin të lidhur me sistemin ‘najs’. Kishin edhe emrat e përdoruesve që mund t’i shihnim, ata logimin e bënin prej kompjuterëve nga të cilët lexohej se janë duke u lidhur nga ndërtesa e katërt në katin e parë të DSK-së. Ky ishte kabineti i drejtorit të atëhershëm Sasho Mijallkov. Mund të shihnim edhe kur ndokush nga ndërtesa në MPB, kati i parë, lidhet në sistemin për të përgjuar komunikim. Kjo ishte zyra e drejtorit të atëhershëm të Drejtorisë së pestë Goran Grujevski”, deklaroi në pyetje të drejtpërdrejtë dëshmitari Trajkovski.

Trajkovski i tregoi edhe emrat e tyre si përdorues me 04 dhe 03, sipas numrit të ndërtesave ku kanë qenë kabinetet e tyre. Dëshmia e tij vazhdon.

Dy dëshmitarët paraprak, Llazarevski dhe Kostovski, ishin fishkëllyesit të cilët nga viti 2008 i kanë incizuar bisedat e qindra qytetarëve të përgjuar nga DSK-ja, pa urdhër gjyqësor. Kostovski, pas dëshmisë së hollësishme prej disa muajve, e braktisi gjykimin për “Fortesa-Target”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button