Ku ishe ti Adem?!

Askush nuk ndjen përgjegjësi për asgjë. Gënjejnë, mashtrojnë dhe abuzojnë individë të fushave të ndryshme, të dijes, të drejtësisë, të artit, të kulturës, të mjekësisë, medies..

Në Universitetet dhe gjithkund tjetër janë shtuar plagjiatorët, abuzuesit dhe moskundërshtuesit e shkatërrimit moral të shoqërisë.

Me lekë blihen disertacione në Tetovë, Shkup, Prishtinë e Tiranë. Kundërligjshëm emërohen profesorë, docentë e asistentë. Pa asnjë kriter akoma emërohen zgjedhen gjyqtarë dhe prokurorë. Pa plotësuar kushtet nominale të etikes, integritetit dhe profesionalizmit.

Pra, gjithandej janë shtuar injorantët, përtacët, mashtruesit, abuzuesit e gënjeshtarët. Shumë prej tyre janë katapultuar si oktopodë nëpër institucionet e shtetit, qeveritare, gjyqësore e universitare. E të tillët, duke mos pasur vlera njerëzore, profesionale e akademike, janë të përshtatshëm për karrierë, sepse, lehtë shndërrohen në poltronë, militantë e abuzues. Vegla të padronëve të tyre ideologjik, partiak e nepotik, e abuzues të të drejtave të qytetarëve, interesave të shtetit dhe popullit që përfaqësojnë.

Por, fatkeqësia të jetë më e madhe dhe me e thellë, është se individët me premisat e lartpërmendura njerëzore, në të kaluarën kryesisht synonin politikën dhe institucionet që burojnë prej saj, e tani synojnë dhe sulmojnë edhe sistemin universitar, nga ku edhe realisht (mund të)shkaktojnë dëme tragjike e të pariparueshme.

Askush më nuk e do Maqedoninë e Veriut (pjesën shqiptare të saj). Askush nuk reagon. Të gjithë heshtin. Madje, të gjithë i janë vërsulur asaj armiqësisht. E trajtojnë si plaçkë lufte.

Vërejtje: Për tekstin dhe titullin e saj jam frymëzuar nga shkrimi autorial i Akademik Mehmet Krajës, “Ku ishe ti Adam”. Njekohësisht, duke bërë disa ndryshime e plotësime, për t’iu përshtatur rrethanave të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button