fbpx

Shkup: Sesion informativ për grante nga projekti KriThink

Fondacioni Metamorfozis dhe Eurothink – Qendra për strategji evropiane i ftojnë organizatat lokale të shoqërisë civile dhe mediat nga Regjioni Jugperendimor në sesionin informuese në lidhje me Programin e granteve të vogla në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink” – të mbështetur na Bashkimi Evropian.

Seanca informative do të mbahet me 19 qershor, 2019 (e mërkurë), me fillim nga ora 11:00 në hapësirat e Qendrës për resurse qytetare, bul. Sv. Kirill dhe Metodij, nr. 50, Shkup.

Konkursi për grante të vogla është i dyti nga dy ciklet e Programeve të granteve të vogla dhe është shpallur më 31maj dhe do të jetë i hapur deri më 15 korrik 2019. Brenda ciklit të dytë është planifikuar të ndahen 10 grante për të mbështetur nga një projekt në tetë rajonet planifikuese në Maqedoni. Do të ndahen grante individuale në vlerën prej 6,000 deri në 7,000 euro.

Informata më të hollësishme për projektin dhe Programin e granteve të vogla janë në dispozicion në ueb faqet e partnerëve tanë dhe në ueb faqen e projektit http://crithink.mk/

Qëllimi kryesor i projektit është t’i promovojë shkathtësitë elementare mediatike si bazë për ruajtjen e të drejtës së qytetarëve për të pasur mendime të ndryshme, duke e stimuluar kulturën e mendimit kritik, pluralizmin e mendimeve dhe vlerat demokratike.
Qëllimet specifike të projektit janë:
• Të inkurajohet kultura e të menduarit kritik përmes edukimit të publikut të gjerë për efektet e dëmshme të manipulimeve të mediave me demokracinë dhe vlerat evropiane.
• Të rriten kapacitetit e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave që të përballen me manipulimet e mediave (duke e përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes) duke i përmirësuar shkathtësitë elementare mediatike në bashkëveprim me institucionet shtetërore.
• Të rritet kërkesa nga qytetarët për llogaridhënie dhe përgjegjësi më të madhe të mediave përmes edukimit joformal publik, promovimit të standardeve profesionale dhe praktikave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes.

Të gjitha detajet për thirrjen janë në dispozicion në linkun më poshtë:
http://crithink.mk/baranje-za-aplikacii-kritink-2/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button