Kësti i parë prej 22 milionë euro nga kredia kineze për autostradat duhet të paguhet në korrik

Kredia nga Eksim Banka kineze ka normë interesi prej 2 pikë përqindjeje, që është 20 herë më shumë se normat e interesit të kredive që vendi i merr përmes Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Eksim Banka kineze në korrik do të dërgojë kërkesën për pagesën e këstit të parë me vlerë prej 22 milionë euro nga kredia për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Të dy autostradat kanë vonesë me afatin përfundimtar për shkak të shpronësimit të parregulluar të tokës dhe lëshimeve në dokumentacionin e projektit. Autostrada Milladinovc – Shtip u vu në funksion pak ditë më parë, ndërsa autostrada Kërçovë – Ohër planifikohet të përfundojë deri më 30 qershor 2021. Para-projektimi i saj, në të gjitha segmentet e autostradës, duhet të përpunohet në ato pjesë që janë harruar apo problematike, për çka është shpallur tender.

Pavarësisht nga dobësitë që ish-udhëheqësitë e shtetit i kanë lënë pas, detyrimet e kredisë kineze nuk mund të shtyhen.

“Të gjitha që i kemi shpëtuar, në korrik, do të shkojnë për pagesën e këstit, – vuri në dukje për “Meta” drejtori i NP për rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov.

Ai thekson se kreditë kineze do t’i paguajë kjo ndërmarrje publike edhe atë nga paratë që do t’i grumbullojnë nga qytetarët për taksat rrugore gjatë regjistrimit të automjeteve, si dhe nga akciza për karburantet e naftës.

Për autostradën Milladinovc-Shtip është janë kursyer mjete, sepse çmimi final i kësaj autostrade është 177 milionë euro. Qeveria e mëparshme kur e ka nënshkruar marrëveshje për kredi, kishte planifikuar të paguajë 206 milionë euro për përfundimin e saj. Por nga ana tjetër u shtrenjtua autostrada Kërçovë – Ohër, ku vlera fillestare e 411 milionë u rrit në 598 milionë euro për shkak të nevojës për ndërtimin e unazave dhe kyçjeve për vendbanimet përgjatë rrugës dhe për shkak të problemit me tunelin “Preseka”. Rritja e çmimeve mund ishte edhe e lartë dhe atë për 95 milion euro shtesë, por kjo situatë u shmang pas negociatave me Sinohidro të Kinës për të ulur çmimet për aktivitetet e parashikuara ndërtimore.

Kredia nga Eksim Banka kineze ka normë interesi prej 2 pikë përqindjeje, që është 20 herë më shumë se normat e interesit të kredive që vendi i merr përmes Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Periudha e pagesës së kredisë për autostradat është 20 vjet, me grejs periudhë  prej 5 vjetësh.

90 për qind e vlerës së dy autostradave financohet nëpërmjet kredisë kineze, ndërsa fondet tjera janë siguruar nga buxheti i shtetit.

Të dy ligjet për realizimin e projekteve të infrastrukturës u votuan nga Kuvendi i RMV në tetor 2013, ndërsa ndërtimi i autostradave filloi në fillim të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button