Gjykata e Kumanovës të premten do ta shpallë aktgjykimin për rastin “Almiri”

Të premten në ora 13:30 Gjykata Themelore e Kumanovës për herë të dytë do ta shpallë vendimin gjyqësor për rastin Aliu, njofton Portalb.mk.

Pala mbrojtëse shprehet se Gjykata e Kumanovës përsëri, sikur herën e kaluar, i ka refuzuar të gjitha ankesat e tyre, edhe pse Gjykata e Apelit e riktheu lëndën në rigjykim.

“Përsëri na refuzuan të gjitha ankesat tona, Gjykata përsëri me të vjetrën. U ankuam për ekspertizat, por nuk u morëm parasysh, thënë shkurt të gjitha ankesat që i kemi pasur herën e kaluar, të gjitha prapë nuk na janë pranuar, edhe pse Gjykata Apelit e riktheu lëndën në rigjykim mu për këtë arsye”, thotë për Portalb.mk, avokati Asmir Alispahiç.

Vendimin që do ta marrë të premten Gjykata e Kumanovës, sipas avokatit Spaihiç, kanë të drejtë ta ankimojnë përsëri në shkallën e dytë, gjegjësisht në Apel, e cila përsëri do të marrë vendim i cili do të jetë ekzekutiv.

Ndryshe, muajin e kaluar, Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së Almirit për delegim të lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Themelore të Shkupit. Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim. Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. Por me rigjykimin, të gjitha këto bien në ujë dhe gjithçka fillon nga e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button