Meritat janë në anën e Shkupit dhe Tiranës, por vendimi është i Brukselit

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme. Në interes tonë është që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e komunitetit, porositi përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Optimizmi ekziston edhe në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Zv/kryeministrja, Radmilla Shekerinska është e sigurt se këtë vit do t’i fillojmë negociatat me BE-në, njofton Portalb.mk.

Federica Mogherini

“Të dy vendet janë vende evropiane, ato nuk janë jashtë kufijve të BE-së. Në interes tonë është që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e komunitetit”, porositi Mogerini dje nga Luksemburgu.

Sipas Mogerinit, besimi në procesin e zgjerimit të BE-së, do të pësonte nëse nuk do të fillonin bisedimet hyrëse menjëherë me dy vendet, ndërkaq Unioni nuk duhet të heq dorë nga instrumenti më efikas për arritjen e paqes. Ajo shpreson se vendet e BE-së do të sjellin vendim të mençur që urgjentisht të fillojnë bisedimet.

Zv/kryeministrja Shekerinska pret që në konkluzionet e Këshillit të BE-së të konstatohet se i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe se të gjitha ato do të përkrahen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska/ Foto: Husamedin Gina – Anadolu Agency

“Nuk ekziston asnjë argument dhe alibi që dikush të nxirret dhe të thotë se kjo ose ajo nuk ësthë kryer dhe kjo mendoj na i forcon pozitat pasi që ai nuk është qëndrim vetëm i Komisionit, por do të jetë edhe qëndrim i vendeve anëtare. Atë patjetër duhet që ta garantojmë në konkluzionet nga Këshilli”, theksoi dje Shekerinska.

Në lidhje me qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, ministrja tha se Holanda e ka atë kufizim dhe se ajo, sipas saj, nuk do të ndryshojë në qershor ose korrik.

“Ne duam që të dy vendet t’i fillojnë bisedimet pasi që mendojmë se është më e dobishme. Megjithatë, në ndonjë moment të caktuar secili vend e ka përgjegjësinë e vet që ta shtyjë agjendën integruese. Franca sheh se tani nuk është patjetër të dalë me përgjigje pasi që Gjermania nuk ka kohë që të vendosë”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button