Tërmet vdekjeprurës e ka goditur Kinën, 12 persona kanë vdekur

Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së paku 12 njerëz të vrarë dhe mbi 130 të plagosur, thanë zyrtarët.

Tërmeti goditi pranë qytetit Jibin, në provincën Sihuan, transmeton REL.

Mbi 4,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e dëmtuara.

Tërmeti u pasua nga së paku katër dridhje të tjera.

Në provincën Sihuan ka shpesh tërmete.

Në vitin 2008, një tërmet prej 7.9 ballësh atje ka lënë 87,000 njerëz të vdekur ose të zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button