Maqedonia e Veriut për 23 vende e përmirësoi rejtingun në Indeksin Botëror të Paqes

Maqedonia e Veriut ka kërcyer për 23 vende listën e Indeksit Botëror të Paqes në krahasim me vitin e kaluar dhe e ndanë vendin e 65 me Greqinë. Në mesin e 25 vendeve në listë 17 janë nga Evropa. 11 vite me radhë Islanda është vendi më i sigurt për të jetuar, ndërkaq në vendin e fundit, ashtu si edhe vitin e kaluar është Afganistani, njofton Portalb.mk.

Instituti australian për ekonomi dhe paqe, sipas hulumtimit për indeksin vjetor global të paqes, në bazë të së cilit rangohen vendet prej “më të sigurtës” deri në “më e pasigurta”, vlerëson se në krahasim periudhën prej një dekade, bota në vitit 2019-të është më i sigurt në pesë vitet e fundit.

Në listën ranguar 163, ndërkaq të “dhjetëshen” përveç Islandës e përbëjnë edhe Zelanda e Re, Portugalia, Austria, Danimarka, Kanadaja, Singapori, Sllovenia, Japonia dhe Çekia. Në fund të listës është Afganistani, ndërkaq përpara tij është Siria, Sudani Jugor, Jemeni, Iraku dhe Somalia.

Rusia është në vendin e 154-të, SHBA në vendin e 128-të, Kina në vendin e 110-të, Franca në vendin e 61-të, Britania e Madhe në vendin e 46-të, Italia në vendin e 39-të, ndërkaq Gjermania në vendin e 22-të.

Nga rajoni, Rumania është në vendin e 25-të, Bullgaria në vendin e 26-të, Kroacia në vendin e 28-të, Serbia në vendin e 50-të, Shqipëria në vendin e 51-të, Mali i Zi në vendin e 67-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 81-të dhe Kosova në vendin e 86-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button