Ende nuk ka filluar ndërtimi i Qendrës Klinike në Manastir

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në dy vitet e para do të fillojë ndërtimi i Qendrës Klinike në Manastir. Ky premtim i socialdemokratëve deri tani, nuk është realizuar, Vërtetëmatësi.

Premtimi i përmendur i LSDM-së është dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” dhe në dy vende të tjera. Së pari, “ndërtimi i qendrës së re klinike” përmendet në kapitullin “Propozim të projekteve me prioritet për zhvillim lokal”  faqe 198, dhe më pas në suaza të “Planit 24m – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 251). 

Që do të thotë, sipas projektimeve zgjedhore në program, qendra e re klinike në Manastir duhej të fillojë të ndërtohet më së voni deri në fund të muajit të kaluar, duke pasur parasysh se Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017. Përsëri, deri tani, nuk është realizuar.

Sipas fakteve të përmendura, nuk ka informacion nëse kanë filluar aktivitetet ndërtimore për një qendër të tillë në Manastir. Me kërkimet në ueb-faqe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë nuk mund të gjendet asnjë lajm për këtë temë, dhe një informacion i tillë nuk mund të gjendet as me verifikimin e detajuar në internet. në Google ose në gjeneratorët e lajmeve.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, dhe faktin se ndërtimi i Qendrës Klinike në Manastir, sipas planeve të socialdemokratëve duhej të fillojë deri me 31.05.2019, premtimin e vlerësojmë si të parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button