Xi i Kinës do të vizitojë Korenë e Veriut

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të realizojë një vizitë shtetërore këtë javë në Korenë e Veriut.

Xi do të takojë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, gjatë vizitës të enjten dhe të premten, raportoi televizioni shtetëror i Kinës, CCTV.

Sipas tij, udhëtimi do të jetë i pari i tillë i një udhëheqësi kinez në 14 vjet, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA njoftoi për vizitën, por nuk dha më shumë detaje.

Vizita përkon me 70-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Koresë së Veriut.

Sipas televizionit CCTV, dy liderët do të shkëmbejnë pikëpamje mbi situatën në Gadishullin Korean.

Vizita vjen në kohën kur bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut, rreth programit të saj bërthamor, kanë ngecur.

Në muajin shkurt, një samit në Vjetnam midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka dështuar për shkak të dallimeve midis palëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button