“Goditja vendimtare”, ushtrimi ku u demonstrua gatishmëria dhe aftësia e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Duke filluar nga sot e deri më 9 korrik, në ‘Krivollak’, do të demostrojnë aktivitete të ndryshme 2 700 ushtarakë nga Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Shqipëria, Bullgaria, Mali i ZI dhe Lituania, njofton Portalb.mk.

Ky aktivitet, i njohur si “Goditja vendimtare”, për të cilën është punuar dy vjet, filloi me aksione sulmuese të këmbësorisë së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, shoqëruar nga anëtarët e Gardës Kombëtarë të Pensilvanisë dhe forcat ajrore të armatës së SHBA-ve, ku veçohet B-52.

Të pranishëm sot në  “Goditje vendimtare”, ishin edhe kryetari dhe Komandanti Suprem i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministria e Ministrisë së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe u.d.ambasador i SHBA-ve, Mikael Shvajcer-Blum.

“Ushtrimet sot treguan se anëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në nivel të njëjtë profesional me ushtritë tjera në Aleancën, duke e llogaritur një tregues të mirë se vendi jonë e meriton të anëtarësohet në Aleancë sa më shpejtë”, deklaroi kryetri Pendarovski.

Derisa kryetari e konsideron “Krivollakun” një ndër hapësirat ushtarake më të përsosura në Evropën Juglindore, kryeministri Zaev ndjehet i barabartë me aleatët tjerë të NATO-s.

“Ne tregojmë se jemi të barabartë me aleatët tanë, me vendet e NATO-s. Jam krenar me ushtrinë tonë, pasi tregoi gatishmëri të njëjtë në aktivitetet ushtarake”, deklaroi kryeministri Zaev.

Ministria Sheqerinska, pas shfaqjes së “Goditjes vendimtare”, ndjehet e sigurt se vendi jonë do të jetë anëtar i NATO-s.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, shumë shpejtë do të jetë anëtari 30 në NATO. Ajo nënkupton, jo vetëm ulje në një tavolinë të përbashkët, por edhe ushtrime të përbashkët. Pra, do të jemi anëtar të NATO-s, sot dëshmuam se këtë e meritojmë. Së bashku jemi më të fortë”, thotë Sheqerinska.

Përfaqësuesja e SHBA-ve në këtë organizim, u.d. ambasadorja Shvajcer-Blum, pas shfaqjes së “Goditjes vendimtare” është e bindur se e ardhmja e vendeve pjesëmarrëse është më e sigurt, derisa janë bashkë. Ajo ndahet e kënaqur nga improvizimi i ushtrisë së RMV-së.

“Ushtritë tona munden të komunikojnë dhe punojnë bashkë, e forcojnë lidhjen tonë dhe gjithë neve na bëjnë më të sigurt. Demonstrimi sot është shembull i fuqishëm se si forcat e Maqedonisë Veriore janë gati të punojnë me ushtritë e NATO-s për zgjidhjen e kërcënimeve në të ardhmen”, përfundoi Shvajcer-Blum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button