Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera

Banorët e Shtukës sot herët në mëngjes e bllokuan rrugën në drejtim të lokacionit ku tashmë po realizohen gërmime arkeologjike në zonën e përfshirë me koncesion për ndërtim të minierës së bakrit Illovicë – Shtukë, transmeton Meta.mk.

Sipas informacioneve nga popullata lokale, bllokada ka filluar në ora 5 të mëngjesit, duke e bllokuar qasjen e arkeologëve të Institutit për mbrojtjen e monumenteve dhe Muzeut arkeologjik të Strumicës dhe punonjësve të angazhuar nga “Euromaks Risorsis”, që është koncesioneri i minierës.

“Do të vazhdojmë edhe nesër dhe do të qëndrojmë atje për aq kohë sa duhet, deri sa të shpallet moratorium i aktiviteteve të ndërmarra dhe deri sa të tërhiqet koncesioni i skaduar i investitorit”, thotë Milena Zafirova, aktiviste e “Rinia e Shtukës dhe Illovicës kundër minierës.”

Krum Vellkov, eko aktivist nga Strumica, tha se kjo është bllokada e parë “provë”  dhe mesazh për “Euromaksin” dhe Qeverinë që sa më shpejt që mund të miratojnë zgjidhjen e duhur.

“Përndryshe, bllokada do të zgjasë pa ndërprerë deri sa nuk iu merret koncesioni për minierën”, shton Vellkov.

Aktivistët do t’i drejtohen edhe Qeverisë edhe Ministrisë për kulturë për të marrë përgjigje për mënyrën se si janë lëshuar licencat për gërmime arkeologjike të Muzeut të Strumicës, të financuar plotësisht nga koncesioneri “Euromaks Risorsis”, koncesioni i të cilit ka skaduar dhe s’ka marrë leje nga qeveria për eksploatim të xehes. Ata njoftuan se do të kërkojnë që rastin ta hetojë Komisioni Anti-Korrupsion.

Gjegjësisht, “Euromaks Risorsis”, ka paralajmëruar se do të financojë, me 100 mijë euro, aktivitetet e Muzeut Arkeologjik të Strumicës në terrenin i cili është i përfshirë me koncesionin e minierës dhe njoftoi se do të financojë edhe aktivitete të tjera të Muzeut.

Popullata lokale s’ka qenë e informuar as nga koncesioneri, as nga qeveria lokale apo qendrore për qëllimet që në kodrat mbi fshatin e tyre të kryhen hulumtime arkeologjike, kështu që kjo ka krijuar frikë se “Euromaks Risorcis” megjithatë do të fillon ta ndërtojë minierën.

Frika e vendasve është se s’bëhet fjalë për arkeologji, por që ata po ua imponojnë hapjen e minierës prapa shpine, ndërsa ky dyshim është forcuar nga fakti që sot në terren janë sjellë edhe pajisje të rënda – ekskavatorë.

– Kush ka parë që arkeologët të punojnë me ekskavatorë – pyetnin sot qytetarët e grumbulluar.

Kërkuam përgjigje nga Qeveria se çka do të ndërmerr për të zgjidhur problemin me minierën Illovicë-Shtukë që për një kohë të gjatë po i ngritë tensionet në mesin e banorëve në rajonit të Strumicës, si dhe shpjegim nga “Euromaks Risorsis”, por deri në publikimin e tekstit nuk arriti kurrfarë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button