Biletat për Superkupën e UEFA-s në shitje nga e marta

Biletat për ndeshjen e Superkupës së UEFA-s për vitin 2019 mes ekipeve të Liverpoolit dhe Chelsea-t të martën do të jenë në shitje, raporton Anadolu Agency.

“Aplikimet për bileta për Superkupën e UEFA-s për vitin 2019 do të fillojnë nga ora 14:00 të martën, përmes uefa.com/tickets, ku kampioni evropian Liverpool do të përballet me fituesin e Ligës së Evropës Chelsea më 14 gusht në ‘Beşiktaş Park’ në Stamboll’, njoftoi sot UEFA.

Në përballjet angleze, Liverpool fitoi Ligën e Kampionëve pasi mundi në finale ekipin Tottenham Hotspur me rezultatin 2-0, duke fituar kështu të drejtën për luajtur në Superkupën e UEFA-s.

Chelsea fitoi finalen e UEFA ligës pasi triumfoi ndaj Arsenalit me rezultatin 4-1 në një finale e cila gjithashtu u zhvillua mes ekipeve angleze.

Për herë të parë në histori, katër ekipe angleze u përballën në finalet e Ligës së Kapmionëve dhe Ligës së Evropës.

Ndeshja e Superkupës do të jetë e para që luhet në Turqi, edhe pse Stambolli më herët ka qenë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve (2005, Stadiumi Olimpik Ataturk) dhe finales së UEFA Cup (2009, Stadiumi Şükrü Saracoğlu).

Në Superkupën e UEFA-s përballen fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

“Për finalen e vitit 2019, e cila fillon nga ora 21:00 (sipas zonës kohore të Evropës Qëndrore), çmimi i biletave është nga 50 euro për kategorinë e tretë, deri në 150 euro për kategorinë e parë. Biletat e kategorisë së parë janë të vendosura në qendër, ato të kategorisë së dytë janë kryesisht të vendosura në qoshe ndërsa biletat e kategorisë së tretë janë prapa golave”, sqarojnë nga UEFA.

“Aplikantët do të lajmërohen për statusin e aplikimeve të tyre në mes të muajit korrik. Aplikantëve të suksesshëm do t’u jepen rreth 10 ditë afat për të bërë pagesën për biletat e tyre përmes kartave bankare. Nëse numri i aplikantëve për bileta tejkalon numrin e biletave në qarkullim, do të zbatohet një tërheqje e rastësishme”, thonë nga UEFA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button