Mogerini nga Luksemburgu: Shpresoj të kemi vendim pozitiv për negociata

Federika Mogerini, sot në mëngjes nga Luksemburgu, e përgëzoi përvjetorin e Marrëveshjes së Prespës dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të marrin vendim pozitiv për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton Portalb.mk.

“Sot është një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë e Veriut dhe Greqisë dhe mendoj se duhet ta përkujtojmë fuqinë e guximit dhe lidershipit, si dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkan. Shpresoj që shtetet anëtare do të kujtojnë dhe t’i njohin këto hapa, veçanërisht në ditët në vijim kur duhet të merret vendim i rëndësishëm për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim që duhet të merret sa më shpejt që mundet”, tha shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, para fillimit të Këshillit të BE-së për punë të jashtme në Luksemburg të cilin ajo e kryeson.

Mogerini do ta hapë takimin e sotëm me disa fjalë në lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe do të dërgojë mesazhe të ngjashme tek ministrat e vendeve anëtare të BE.

Po këta ministra nesër do të ulen në formatin e “çështje të përgjithshme” në Luksemburg, ndërsa në agjendë do të jetë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë do të jetë nesër në agjendë. Ministrat duhet të vendosin nëse dhe kur këto dy vende do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç ka rekomanduar Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e veta.

Deri më tani, nuk ka arritur konsensus në mes të shteteve anëtare për konkluzionet e këtij takimi, ndërsa ditëve të kaluara, në Bruksel në nivel të ambasadorëve, po realizohen konsultime intensive për të hapur rrugën për kompromis . Sipas diplomatëve në Bruksel, shumë shtete anëtare besojnë që nevojshëm vendim pozitiv është për të dy vendet në qershor, ndërsa të tjerë besojnë se vendimi duhet të shtyhet për në vjeshtë.

Vendimi që do ta marrin ministrat të martën, pastaj do të duhet të konfirmohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button