Gerrard: Nuk ka arsyetime

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk kërkon arsyetime pas disfatës nga Manchester United.

Redsat kanë mbledhur vetëm dy pikë nga pesë ndeshjet e para të sezonit, dhe kanë pësuar në dy derbit në Anfield, nga Manchester United dhe Arsenali.

“Ne nuk do të arsyetohemi, e dimë sa pikë kemi dhe nuk është e mjaftueshme. Një klub si Liverpool, veçanërisht në shtëpi, duhet të kërkojë maksimumin e pikëve nga këto skuadra, nuk është e rëndësishme sa të mira janë ato”.

“Por nuk është koha për panik. Tifozët mund të shohin se çfarë përpiqet të bëjë menaxheri dhe ata mund të shohin se çfarë përpiqen të bëjnë lojtarët, pasi ata janë tifozë të edukuar”, ka thënë Gerrard. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button