Ka filluar afati kalimtar veror në futboll

Në botën e futbollit sot zyrtarisht ka filluar afati kalimtar për transferim dhe regjistrim të lojtarëve, trajnerëve dhe personave tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në përputhje me rregullat e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), afati kalimtar do të zgjasë deri më 2 shtator kur do të bëhen të ditura përbërjet përfundimtare të ekipeve anekënd botës të cilat do të luftojnë për tituj.

Ekipet do të mund të sjellin lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik edhe në afatin kalimtar dimëror i cili do të zgjasë nga 4 deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Në mesin e ekipeve të mëdha evropiane, këtë verë më aktive është udhëheqësia e ekipit spanjoll Real Madrid, të cilët tashmë kanë shpenzuar qindra miliona euro për përforcime.

Ekipi nga “Santiago Bernabeu“ ka konfirmuar ardhjen e Ferland Mendy, mbrojtësit të majtë për të cilin ekipi i Lyonit inkasoi 50 milionë euro. Ai në fakt është përforcimi i pestë, pasi para tij, me Real Madridin nënshkruan Rodrygo (54 milionë euro), Eder Militao (50 milionë euro), Luka Joviç (65 milionë euro) dhe Eden Hazard (100 milionë euro).

Mediat spanjolle thonë se “klubi mbretëror” nuk do të ndalojë me pëforcimet dhe se do të përpiqen që të sjellin yjet franceze Kylian Mbappe dhe Paul Pogba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button