Zaevi paralajmëroi ndërrim të 8 ministrave dhe 20 drejtorëve deri në fund të muajit

Gjithsej 8 ministra, aq edhe zëvendës/ministra dhe rreth 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike do të ndërrohen deri në fund të qershorit, paralajmëroi mbrëmë nga seanca e Komitetit Qendror të LSDM-së në Ohër, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Zaev ka konfirmuar se përfundimisht nuk do të ketë zgjedhje parlamentare, por se do të ketë rikonstruim të Qeverisë. Deri në fund të javës, tha Zaev, do të dihen emrat e ministrave që do të ndërrohen dhe kush do të vijnë në vend të tyre, që të munden deputetët me kohë të njihen me biografitë e tyre dhe të votojnë për rikonstruimin.

Zaevi tha se në mesin e 20 drejtorëve të ndërmarrjeve publike që do të shkarkohen do të ketë edhe drejtorë të partisë së koalicionit.

Drejtor të ri do të ketë në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, pasi që Dushko Veskovski është emëruar për sekretar organizativ i LSDM-së, funksion të cilin deri më tani e ka kryer Mile Zeçeviq.

Zaevi konfirmoi se Veskovski nuk do të jetë drejtor i ndërmarrjes, që të mundet t’i përkushtohet partisë. Gjithashtu vlen edhe për sekretarin e përgjithshëm, Lupço Nikollovski, i cili do ta lëshojë Ministrinë e Bujqësisë.

Dane Taleski do të mbetet sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në LSDM.

Përndryshe, dje janë zgjedhur 16 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, prej të cilëve 9 kanë qenë gra, ndërkaq në mesin e tyre janë edhe një shqiptare dhe një rome.–

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button