Golemi i Shqipërisë, pushuesit kërkojnë t’u rikthehet hapësira buzë detit

Edhe pse të dëmtuar nga prerjet e shumta, plazhi i Golemit ruan ende brezin e pishave të buta bregdetare, po tani që plazhi ka nisur me intensitet të plotë del në pah mungesa apo pamjaftueshmëria e infrastrukturës për të përballuar fluksin e automjeteve që vërshojnë drejt zonave turistike, veccanërisht në fundjavë. Në mungesë të parkimeve dhe për të qenë sa më pranë plazhit, automjetet parkohen nën pisha, shkruan Top Channel.

Dikur në brezin e rërës, poshtë pishave në plazhin e Golemit, pushuesit e shumtë shfrytëzonin gjelbërimin dhe ajrin e pastër për të konsumuar një vakt dreke a organizuar një piknik me familjen e shoqërinë.

Sot, të gjithë këtë hapësirë e kanë zaptuar automjetet e pushuesve. Ky fakt, ashtu si dhe mungesa e vendparkimeve është kthyer në shqetësim për ta.

Në këto kushte, pushuesit kërkojnë që pushteti vendor të rivlerësojë hapësirat publike dhe përmes planifikimeve efikase urbane të zgjidhë problemin e parkimit dhe t’u kthejë pushuesve hapësirat e zaptuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button