Është sulmuar deputetja në parlamentin e Kenisë

Deputetet e parlamentit të Kenisë kanë braktisur sallën, pasi njëra prej tyre është sulmuar nga një koleg. Ato dolën nga salla në momentin kur po lexohej buxheti i shtetit derisa kërkuan arrestimin e deputetit, njofton Koha.

Kryetari i Kuvendit deklaroi se parlamenti nuk mund të tolerojë kriminelët në sallë. Deputetja Gedi ishte incizuar e përgjakur dhe raportohet se Rashid Kassim Amin e kishte goditur pas një mosmarrëveshjeje që kishin për financimin e një projekti, transmeton KTV.

Deputeti është arrestuar dhe për 24 orë ka qëndruar në stacionin policor të Parlamentit. Gjykimi i tij është shtyrë për javën e kaluar, pasi është liruar me dorëzani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button