Bordi Qendror i LSDM-së zgjodhi 16 anëtarë të ri të Bordit Ekzekutiv

Bordi Qendror i LSDM-së zgjodhi një Bord të ri Ekzekutiv në seancën e sotme, i cili do të reduktohet krahasuar me atë të mëparshmin dhe do të ketë 16 anëtarë, disa janë emra të rinj dhe disa pjesë e përbërjes së mëparshme, shkruan 24 Info.

Petre Shilegov, Kostadin Kostadinov, Renata Deskovska, Bllagoj Boçvarski, Frosina Remenski, Tatjana Stojanovska, Stefan Bogoev, Dragan Tevdovski, Gjoko Tanaskovski dhe Salija Latifi janë përzgjedhur anëtarë të Bordit Ekzekutiv.

Më herët, Bordi Qendror zgjodhi drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimet” Shkup, Dushko Veskovski si sekretar i ri organizativ, profesor Dane Talevski u zgjodh sekretar i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Martin Popov u emërua drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Analizë të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button