Qendra Kulturore në Tetovë, ende në fazën e parë të punimeve

Qendra Kulturor në Tetovë ende është në fazën e parë të ndërtimit edhe pse në dhjetor të vitit të kaluar drejtuesit e saj kishin premtuar mbylljen punimeve brenda gjashtë muajve. Drejtori Artan Arsllani nuk ka një datë të saktë se kur pritet të mbyllen punimet ndërsa vonesat i arsyeton edhe me zhvillimet në Ministrinë e Kulturës duke aluduar në dorëheqjen e kreut të këtij dikasteri, njofton Alsat M.

“Kishte ngecje të vogla që u zgjodhën për një kohë të shkurtër dhe punimet vazhdojnë në objekt dhe sa kam informacion prej firmës janë në përfundim e sipër po për afat nuk mund të jap afat konkret kur mund të kryhen punët… Shumica janë dëshmitarë me atë që ndodh në Ministri, normal shërbimet punojnë por aty stagnon puna derisa të merren vendimet e nevojshme për ta përshpejtuar punën, por gjithsesi ne jemi në komunikim të përditshëm me ata”, deklaroi Artan Arsllani, drejtor i Shtëpisë së kulturës.

Ndërtimi i Qendrës për Kulturë në Tetovë ishte premtuar që para nëntë viteve. Më 6 tetor të vitit 2010, ministrja e atëhershme e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska kishte prezantuar zgjidhjen ideore për pamjen e teatrit multifunksional, që duhej të ofrojë teatër, kinema dhe bibliotekë. Gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014.

Kostoja e fazës së parë për ndërtimin e objektit ishte projektuar në13.5 milion euro ndërsa me fillimin e fazës së dytë dhe shpalljen e tenderit për rregullimin e brendshëm çmimi do të arrijë në 40 milion euro.

Qeveria e mëparshme përmes një konkluzioni i kishte kërkuar nga drejtuesit e institucionit që ti përmbahet mjeteve të përcaktuara prej 13.5 milion euro, por përkundër kësaj ata kanë kontraktuar marrëveshje bazuar në projektin themeltar të projektuar në 40 milion euro, e që mund të jenë edhe një nga arsyet për zvarritjen e punimeve të objektit.

26 milion eurot që janë paraparë për rregullimin e brendshëm të objektit do të paguhen gjatë tre viteve të ardhshme, që nënkupton se Qendra për kulturë do të ndërtohet në faza dhe nuk do të jetë gati deri në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button