Aksident tragjik në Tiranë, 4 viktima

Një aksident i rëndë është regjistruar në mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 01:00, në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë, njofton Rtsh.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjes Bibaj, nëna, babi dhe 2 vajzat: V. Bibaj, B.Bibaj, F. Bibaj dhe Xh. Bibaj.

Ndërsa drejtuesi i mjetit Arlind Aliaj është plagosur rëndë dhe për momentin ndodhet në politraum në gjendje të stabilizuar.

“Mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B  , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button