E marta vendimtare për eurointegrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Të martën, ministrat e punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Luksemburg dhe në rend të ditës janë raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi, shkruan Nova Tv.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë temat kryesore të negociatave në këtë pjesë. Ministrat duhet të vendosin nëse dhe kur këto dy vende do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, siç ka rekomanduar Komisioni Evropian më 29 maj në raportet e veta.

Deri më tani, s’ka konsensus mes shteteve anëtare për konkluzionet e këtij takimi, ndërsa ditëve të kaluara në Bruksel janë zhvilluar konsultime intensive, në nivel të ambasadorëve për të hapur rrugën për kompromis. Sipas diplomatëve në Bruksel, shumë shtete anëtare besojnë se për të dy vendet duhet të ketë vendim pozitiv në qershor, ndërsa disa tjera besojnë se vendimi duhet të shtyhet për në vjeshtë.

Në mungesë të një kompromisi, disa vende të BE-së propozojnë që ky qorr-sokak në negociata të kapërcehet duke i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendimi për Shqipërinë do të shtyhej për të pritur përparim më të madh në dialogun politik me opozitën dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy pikat më të dobëta të Tiranës.

Tani për tani, në kuloaret e Brukselit në qarkullim janë shumë versione të konkluzioneve që mund të miratohen nga ministrat të martën, e to Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ndahen, ndërsa po bëhen angazhime për vendim përfundimtar pozitiv në shtator 2019. Por bisedimet midis ministrave të martën ende mund të sjellin ndryshime dhe befasi, informojnë diplomatët në Bruksel, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndarja e Shkupit dhe Tiranës.

Vendimi që do ta marrin ministrat të martën, pastaj do të duhet të konfirmohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në Këshillin Evropian më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button