Ohër: Presidenti turk Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të xhamisë “Ali Pasha”

Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tulin Erkal Kara vizitoi Xhaminë “Ali Pasha” në Ohër dhe njoftoi se Presidenti turk RexhepTaip Erdogan do të mbërrijë në ceremoninë që shënon promovimin e ndërtesës fetare të rindërtuar. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se puna me autoritetet maqedonase po harmonizohet për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së rinovuar, njofton Nova Tv.

Xhamia “Ali Pasha” është rindërtuar dhe rinovuar në përputhje me vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike, me mbështetjen financiare të Republikës së Turqisë.

“Restaurimi i kësaj ndërtese ishte ëndrra e Presidentit Erdogan. Republika e Turqisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë shtete vëllazërore. Turqia nëpërmjet agjencisë “Tika” dhe shoqata Vaclav ka rinovuar disa objekte në Maqedoninë e Veriut. Miqësia jonë është afatgjatë dhe e përjetshme”, tha ambasadorja Kara ndër të tjera.

Ajo gjithashtu theksoi se ajo nuk ka parë ndonjë gjë të diskutueshme në rindërtim, pra gjithçka u ra dakord midis dy vendeve lidhur me projektin.

Restaurimi i kësaj xhamie dhe rivendosja e minares ngjalli debate të shumta mbi atë se a duhet të vendoset minarja dhe a ka leje për ndërtim. Ministria e Kulturës në shkurt të vitit 2018, formoi Komision nga persona profesional që t’i inspektojë rrethanat në lidhje me restaurimin e Xhamisë Ali Pasha në Ohër. Grupi punues erdhi në përfundim se ministri i Kulturës nuk ka bazë që t’i ndërpret punimet, por i inkurajoi të gjitha institucionet kompetente të veprojnë nëse ka indikacione për shkelje të procedurave ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button