Nëse nuk i bëni këto 5 gabime, do ta gjeni njëriun e zemrës shumë shpejt

Njerëzit takohen, bien në dashuri, martohen-kjo duket diçka e lehtë dhe ndodh përditë. Mirëpo, ne sot do të shkruajmë për atë pjesë të njerëzve që e kanë të vështirë të gjejnë të duhurin, gjysmën e tyre më të mirë. Shkenca në fakt na vjen në ndihmë duke zbuluar disa fakte të vështira për t’u pranuar, pse ju nuk jeni aq tërheqës në sytë e të tjerëve, shkruan Class. Pranojeni! Ju po gaboni diku. Nëse arrini t’i shmangni këto 5 gabime, ju do ta gjeni njeriun e zemrës shumë shpejt:

Lumturia

Ky studim është i dikutueshëm, por u krye nga studiues të Universitetit të British Columbia. Ky studim përfshiu 1000 persona dhe tek ata u pa lumturia e tyre. Gjithçka varet nga gjinia juaj. Gratë duhet të duken të lumtuara për të tërhequr meshkujt. Ndërkohë e kundërta ndodh me djemtë. Ata duhet të duken pak më seriozë në mënyrë që të jenë tërheqës në sytë e vajzave.

Ju pëlqejnë bisedat ankuese

Juve ju pëlqen të ankoheni tek të panjohurit. Lajmet aktuale janë të preferuarat tuaja. Shkencëtarët thonë se është koha për ta harruar këtë strategji dhe për të filluar diskutimin e temave më të thella. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më të lidhur dhe më të interesuar për njëri-tjetrin. Pra, do të thotë që rriten shanset që ju të bini në dashuri.

Ju besoni se gjumi është për të dobëtit
A keni menduar ndonjëherë nga e mori emrin Bukuroshja e Fjetur? Epo, sepse flinte shumë, prandaj. Ne mendojmë se ju e dini se çfarë pasojash mund të sjellë mungesa e gjumit-sytë e kuq, rrathët e syve, fytyra e fryrë dhe lëkura e zbehtë. Nuk është çudi që një studim suedez tregoi se njerëzit e privuar nga gjumi konsiderohen më pak tërheqës. Për të mos përmendur se ata duken më pak të shëndetshëm dhe më të lodhur. Pra, 7-8 orë gjumë në natë është ajo që secili prej nesh ka nevojë për të mbajtur atraktivitetin tonë.

Nuk qeshni pas shakave
Mundohuni të kujtoni situatat kur dikush tha një shaka dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura, përveç teje. Dhe madje as nuk kënaqeni aspak me humorin. Kjo është zemra e çështjes: Burrat dhe gratë konfirmojnë se pëlqejnë më shumë njerëzit me humor. Një ndjenjë e humorit është një burim i fuqishëm atraktiviteti dhe për fat të mirë mund t’i bashkojë më shumë dy njerëz.

Mendoni se ngjyra e kuqe nuk ju përshtatet
Nëse e mendoni këtë, ndoshta ju shmangni blerjen e veshjeve të kuqe. Por a e dini se çfarë përfaqëson kjo ngjyrë? Është simboli i dashurisë, joshjes dhe aventurës së pasionuar. Ndoshta kjo shpjegon rezultatet e disa studimeve që konfirmojnë se burrat dhe gratë janë më të tërhequr ndaj atyre që nuk kanë frikë të veshin të kuqen. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të visheni e tëra me të kuqe, por të paktën të vishni diçka në këtë ngjyrë, pasi dërgoni edhe një mesazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button