fbpx

Zaev: S’po kërkojmë menjëherë anëtarësimin në BE, po kërkojmë fillim të negociatave

Maqedonia e Veriut s’po kërkon që menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por dëshiron që pas të gjitha përpjekjeve t’i “lejohet hapjen e negociatave për aderim”, tha kryeministri Zoran Zaev sot në fjalimin e tij në ditën e fundit në forumin tre-ditor në “Evropa Vahau” në Getvajg të Austrisë.

Në qendër të diskutimit ditën e fundit të forumit ishin perspektivat e Ballkanit Perëndimor në aspektin e integrimit të saj të plotë në BE, me ç’rast pjesëmarrësit, duke përfshirë edhe komisionerin e zgjerimit Johanes Han konkluduan se rajoni është vendimtare për perspektivën e mirëfilltë evropiane.

Zaev theksoi se Shkupi nuk sheh kurrfarë alternativë për anëtarësimin e plotë në BE.

“BE është tërheqëse për ne dhe na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropë. E ndryshuam emrin dhe ruajmë identitetin”, shpjegoi ai.

Eurokomisioneri për zgjerim, Han tha se Bashkimi Evropian është i mundur vetëm me pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, procesi i rinovimit të brendshëm evropian dhe procesi i zgjerimit, i cili, siç sqaroi ai, do të zgjasë me vite, duhet të zhvillohen paralelisht. Por, vuri në dukje, se për një gjë të tillë nevojitet vullnet politik.

Han dhe Zaev
Han dhe Zaev

Presidentja e krahinës austriake  Austria e poshtme, Johana Miki Lajtner, tha se rajonit duhet t’i jepet perspektivë e mirëfilltë evropiane.

“Vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u ndihmohet në rindërtimin e tyre, ndërsa me vendet si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë negociatat e aderimit”, theksoi ajo.

Miki Lajtner, ish ministre për punë të brendshme të Austrisë, deklaroi që duhet të ofrohet perspektivë e mirëfilltë dhe konkrete që këto vende të mund të bahen anëtare të Bashkimit. Sipas saj, ka vetëm dy mundësi – rajoni t’i lihet Kinës, Rusi apo dikujt tjetër ose të bëhet pjesë e familjes së vlerave evropiane.

“Pasi ndonjë vend kandidat i plotëson të gjitha kriteret sa i përket sundimit të ligjit, tregut të lirë dhe respektimit të të drejtave të njeriut, nuk duhet të ketë vonesa dhe kompromise të gabuara”, shtoi ajo.

Kancelarja austriake Brigite Birlajn përkujtoi hapjen e kufijve 30 vjet më parë dhe pranimin e Austrisë 25 vjet më parë, duke shtuar atë si një kthesë të rëndësishme historike. Austria, sipas saj, e ka dëshmuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë në politikën evropiane.

“Evropa gjendet para sfidave të mëdha, të cilat duhet t’i mposhtim së bashku. Austria është e gatshme të jep kontributin e saj”, shtoi Birlajn.

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani deklaroi se nevojitet deklarim i përbashkët për Evropë të fortë dhe të bashkuar. Bazë e rëndësishme për këtë është forcimi i parimit të subsidiaritetit, politikë e përbashkët e jashtme, politikë unike ndaj migrantëve dhe buxhet të përbashkët dhe më shumë para për hulumtim dhe inovacione. Tajani konkludoi se stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet më i madh për Evropën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button