U mbajt mesha e parë në Notre Dame që nga zjarri në muajin prill

Në katedralen Notre Dame u mbajt mesha e parë që nga zjarri në muajin prill në të cilin u dogj kulmi duke shembur një pjesë të kryeveprës arkitektonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesha e së shtunës në ndërtesën gotike do të drejtohet nga kryepeshkopi parisian Michel Aupetit, por me një vizitë të reduktuar. Për arsye sigurie, do të ketë vetëm rreth tridhjetë njerëz në katedrale, kryesisht priftërinjtë dhe zyrtarët e kishës.

Besimtarët nuk do të lejohen të hyjnë në katedrale, por meshën do të mund ta shikojnë në Televizionin Katolik, i cili do të transmetojë drejtpërdrejt ngjarjen. Aupetit gjithashtu në meshën ftoi disa nga punëtorët, të cilët ishin të angazhuar në rindërtimin e Notre Dame.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, vendosi si qëllim që katedralja të rindërtohet për vetëm pesë vite, që shumë ekspertë konsiderojnë si të pamundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button