Zuzana Caputova u inaugurua si presidentja e parë grua e Sllovakisë

Aktivistja liberale ekologjike dhe avokatja Zuzana Caputova u inaugurua si gruaja e parë presidente e Sllovakisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Caputova dha betimin të shtunën në një seancë të veçantë të Parlamentit, dhe në këtë mënyrë u bë presidentja e pestë e Sllovakisë që nga pavarësia e këtij vendi, pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.

Ndonëse 45-vjeçarja ka pak përvojë në politikë, tërhoqi votuesit të cilët ishin të shqetësuar nga korrupsioni. Zgjedhja e saj në një detyrë kryesisht ceremoniale sfidon valën që favorizon populistët ekstremë të djathtë në të gjithë Evropën.

Presidenti i një shteti prej 5.4 milionë banorësh ka fuqinë të emërojë mandatar të Qeverisë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të vërë veton ndaj ligjeve. Parlamenti, megjithatë, mund të anashkalojë veton me shumicë të thjeshtë. Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri, ka shumicën e pushteteve ekzekutive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button