Rrëfimi i jashtëzakonshëm i gazetares Elida Ramadani-O’Connell: “Si raportova nga lufta?” (VIDEO)

Gazetarët ishin ata që gjithë tmerrin që po ndodhte në Kosovë 20 vjet më parë ia treguan botës duke e kthyer vëmendjen këtu.

Dëshmitë e tyre bënë xhiron e botës duke treguar së miri për gjithë atë që po e përjetonin shqiptarët e Kosovës.

Elida Ramadani-O’Connell ishte njëra nga gazetaret e shumta që mes plumbave dhe zjarrit raportonte për Associated Press (AP).

Ajo në në një bashkëbisedim të Frontline Club në Prishtinë i realizuar në bashkëpunim me Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar se sa e rëndë ishte për të që të raportonte për Masakrën e Reçakut.

“Në Reçak, ne për disa ditë me radhë dëgjonim nga paramilitarët serbë që do ta bënin një operacion, por nuk e dinim se ku saktësisht”.

“Ne si Associated Press shkuam me ekipin ndërkombëtar. Kur ata u futën në fshat në orën 02:00 të natës edhe ne ishim aty. Dëgjuam të shtëna, thyerjen e dyerve dhe u fshehëm në mal”.

“Kur shkuam poshtë pamë një njeri pa kokë dhe trupat në luginë. Për mua si kosovare – e kisha edhe kameramanin po ashtu me vete – duke parë dhe duke mos qenë në gjendje të bëja diçka… Në një mënyrë mpihesh”.

“Duhet t’i  marrësh fotografitë, por njëkohësisht mundohesh t’i prekësh njerëzit për të parë nëse janë gjallë. Ajo që sheh është qetësi – nuk ka asgjë më shumë”.

Ajo ka treguar se për gazetarët frika më e madhe sesa rrezikimi i jetës së tyre ishte se filmimet e bëra mund t’iu merreshin.

“Frika tjetër që e kishim ishte se regjistrimet e bëra do të na konfiskoheshin dhe për neve që ishim gjallë ishte shumë me rëndësi që atë video ta dërgonim diku jashtë Reçakut. Ky ishte një operacion tjetër për të cilin duhej menduar”.

“Ne nuk mendonim për veten ose kameramanin, por gjithmonë mundoheshim që ta transmetonim atë realitet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button