Shqipëri, fushatë për ndalimin e sulmeve në Siri (VIDEO)

Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkombëtare të pavarur #WeAreTheLove (Ne jemi dashuria) për protestën simbolike në solidaritet me qytetin sirian Idlib për të parandaluar sulmet, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj kanë bërë thirrje për ndalimin e bombardimeve ndaj spitaleve, shkollave dhe civilëve të pafajshëm.

Aktivistët janë mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke u bashkuar me fushatën në disa qytete të Evropës.

Në mënyrë simbolike kanë lëshuar në qiell tullumbace me mbishkrimin “WeAreTheLove” dhe mbanin pankarta me të njëjtin mbishkrim.

Qëllimi i kësaj fushate ndërkombëtare është për të shprehur solidaritet me banorët e Idlibit dhe për të bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve të pafajshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button