Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të pranojë se Goce Dellçevi është bullgar

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për revolucionistin Goce Dellçevin. Ministrja e jashtme e bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas dështimit të komisionit të përbashkët historik dhe arsimor për të harmonizuar tekstin për Goce Dellçevin, në disa paraqitje publike tha është i papranueshëm sugjerimi i Maqedonisë që Dellçevi të përkujtohet së bashku më 7 tetor kur në 1946 Bullgaria ia dorëzoi mbetjet mortore Maqedonisë.

“Nuk ka mënyrë si të bësh kompromis me të vërtetën. Goce Dellçev vetë e ka thënë se çfarë është – ai është bullgar. E shkroi dhjetëra herë” deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Kjo nuk është zënka e parë mes dy vendeve fqinje. Reagime të zyrtarëve bullgarë kishte edhe pas një deklaratë të kryeministrit Zaev se “Marrëveshja e Prespës vërteton ekzistimin e gjuhës maqedonase dhe se askush më nuk do të ketë të drejtë që këtë ta kontestojë”.
LEXO: Maqedonia dhe Bullgaria ashpërsojnë retorikën për maqedonishten

Gjatë bisedimeve, historianët dhe ekspertët në komision nga të dy vendet përpiqen të tejkalojnë të gjitha vërejtjet nga një këndvështrim akademik dhe profesional për aq sa është e mundur për të shmangur politikën.

Komisioni është formuar në bazë të paritetit për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike dhe arsimore, në harmonizim me nenin 8 paragrafi 1 nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila u nënshkrua më 1 gusht të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button