Ka reaguar dhe kryeministri Rama ndaj deklaratave të Pendarovskit për eurointegrimet e dy vendeve fqinje

Pas deklaratave të bëra nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili i ka kërkuar Këshillit Europian që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Rama këtë kërkesë të Presidentit të vendit fqinj e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

Shefi i qeverisë shton se kjo kërkesë e Presidentit të Maqedonisë së Veriut nuk duket as e drejtë dhe as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama. 

Përndryshe, në një intervistë për “Euroactiv”, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski deklaroi se, në procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave qasëse të RMV-së me BE-në, sfidë mbetet ndarja e të parës nga Shqipëria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button