Maqedoni, në rrejtet sociale qarkullon termi fyes dhe urrejtës “severxhan”

Termi “severxhan” për përkrahësit e Marrëveshjes së Prespës ka kohë që po përdoret në rrjetet sociale. Profesorët me mendime të ndryshme – sipas disave, bëhet fjalë për gjuhë të urrejtjes, sipas të tjerave ky është një kontinuitet i ndarjeve në shoqërinë etnike maqedonase, shkruan REL.

Severxhan si një pikë referimi i identitetit për qytetarët të cilët e mbështesin Marrëveshjen e Prespës dhe i severxhanit si mbiemër për institucionet janë shprehje që vazhdimisht i përdorë një grup njerëzish, kryesisht në rrjetet sociale, por edhe nga disa media.

Kështu në disa media mund të gjenden tituj si “Zaevin e kanë bërë puzder në Tuiter: Severxhan, do të përgjigjesh për gjithçka”, ose “Besimtarët e pështyen severxahnin që votoi kundër popullit të tij”.

Përdorimi i fjalës sevrxhan si përcaktues për mbështetësit e Marrëveshjes së Prespës është në kundërshtim me përcaktimet që parashihen në marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës. Nga marrëveshja del që për gjuhën, kombin, popullin, etj. duhet të përdoret termi maqedonas, për dallim nga ai grup që e përdor termin i severxhanit.

Profesorja Mirjana Najçevska pohon se “severxhan” është përdorim klasik i gjuhës së urrejtjes. Njerëzit nuk mund ta kuptojnë këtë, por është shembull shkollor, thotë profesoresha.

“Duke përdorur këtë term, bëhet tentimi që një grup i caktuar njerëzish të dehumanizohet ose, në këtë rast, t’ia humbin identitetin. Kështu disa njerëz përpiqen t’i quajnë disa të tjerë në mënyrë që jo vetëm i nënçmon dhe i poshtëron, por edhe ua merr disa karakteristika të caktuara. Ajo mund të jetë ose në kufizimin e të drejtave të atyre njerëzve në një situatë të caktuar, ose në krijimin e një atmosfere armiqësore dhe duke justifikuar sjelljen e dhunshme në të ardhmen ndaj këtij grupi njerëzish” thotë Najçevska.

Sipas profesorit Jordan Shishovski, megjithatë, termi për momentin nuk duket të jetë i rrezikshëm, sepse, siç tha ai, ishte vetëm një vazhdim i ndasisë shumë e dekadave të indit kombëtar maqedonas. Në këtë kontekst, ai i numëroi epitetet që janë përdorur gjatë ndarjeve në të kaluarën si “serbomanë dhe bulgarofilë” ose “komunjar dhe të palarët”.

“I fundit është përdorimi i termit sevrxhan që është shumë banal, sepse vetë indin kombëtar maqedonase e ndajnë ata që e konsiderojnë veten maqedonas të mëdhenj. Kështu që unë mendoj se është në lidhje me trolling”, tha Shishovski.

Ai gjithashtu mendon se nuk mundet, siç thotë ai, përcaktimi sevrxhan të lëshojë rrënjë, sepse shtoi ai disa epitete të mëparshme si një bulgarofilë ose serboman kishin një ide të caktuar mbrapa tyre, por nuk lëshuan rrënjë.

“Në këtë rast, edhe shumica dërmuese e qytetarët që mbështesin Marrëveshjen e Prespës nuk e mbështesin me gjithë zemër, përkatësisht ata e kuptuan se ishte një lloj kompromisi i hidhur por që duhet të pranohet”, tha Shishovski.

Disa nga njerëzit që e përdorin këtë term janë profesorët universitarë, si profesorja e UKM Tatjana Karakamisheva ose profesori Zhidas Daskallovski. Radio Evropa e Lirë i pyeti që të dy profesorët se si është shfaqur ky term dhe për ka aludohet saktësisht përdorimi i “severxhan”, por ata nuk u përgjigjën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button