VMRO-DPMNE dhe LDSM grinden rreth regjistrimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut

VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka reaguar se qeveria, pa konsultime me opozitën, po e shtyn me forcë regjistrimin me numrat amë të identifikimit, që është në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat-it, dhe regjistrimi i tillë, sipas tyre, nuk do të tregojë numrin real të popullatës që jeton në vendin tonë, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, kryeministri Zoran Zaev vazhdon “me ridefinimin e plotë të Maqedonisë.”

“Pasi i fshiu historinë maqedonase, hoqi dorë nga emrin dhe gjuha maqedonase, tani po paguan koncesione të reja për kreditorët e tij”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Ata theksojnë se “regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik, operacion përmes të cilit do të manipulohet numri i banorëve në shtet.”

Opozita paralajmëron që nëse kryeministri Zoran Zaev nuk e braktisë këtë ide me kohë”, ka gjasa të mëdha që regjistrimi të përjetojnë fatin e referendumit të dështuar në ndryshimin e emrit”.

LSDM-ja u përgjigj se vetëm VMRO-DPMNE s’po mund ta kuptojnë që regjistrimi është operacion statistikor e jo politik prandaj edhe po përhap gënjeshtra.

“Regjistrimi është operacioni i nevojshëm statistikor që të mund të realizohet zhvillimin e planifikuar i tërë shoqërisë dhe kjo është e qartë për të gjithë, përveç për VMRO-DPMNE, e cila s’ka kurrfarë kredibilitet për të folur për regjistrimin”, ka reaguar LSDM-ja, duke përkujtuar se VMRO-DPMNE-ja për 11 vjet nuk ia doli të organizojë regjistrim.

LSDM pohon që VMRO-DPMNE gënjen se s’ka qenë e konsultuar dhe se nuk i kanë lënë hapësirë për vërejtje në lidhje me ligjin, si dhe që regjistrimi organizohet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe Eurostat është i përfshirë tërë kohën në të.

“Partia opozitare po mbetet bartës i destruktivitetit, bartës të lajmeve të rreme dhe manipulime”, ka reaguar LSDM-ja.

Deri në fund të muajit, do të realizohet regjistrim provë në 13 komuna.

Siç njoftuan nga ESHS-ja qëllimi i realizimit të regjistrimit provë është që të testohen zgjidhjet metodologjike, organizative dhe të Teknologjisë Informative (TI) për zbatim të qasje metodologjike të kombinuar në Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe të banesave në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button