Letra që shkroi aktorja e famshme spanjole për të bijën para ndarjes nga jeta është vërtet prekëse

Dje, bota e telenovelave meksikane ka humbur një aktore shumë të dashur për publikun. Edith González u nda nga jeta pas një lufte 3-vjeçare me sëmundjen e rëndë të kancerit. Edith la shumë trishtim tek familjarët, kolegët, por edhe tek fansat e shumtë që kishte. Më së shumti, Edith do t’i mungojë vajzës së saj Constanza-s, më të cilën kishte një lidhje mjaft të ngushtë, shkruan Class.

Pas ndarjes nga jeta të aktores në rrjet po qarkullon një dedikim që Edith i ka bërë vajzës së saj një vit më parë, për ditëlindje:

“Një ditë njoftove ardhjen tënde duke dominuar trupin tim dhe duke e transformuar atë. Pa ndjesi false ndjeva rritjen tënde. Ardhja jote ishte e fortë, delikate, e pritshme, e bukur. Dole nga unë dhe më bëre nënë. Pak nga pak më mësove se prindërit mund thjesht dhe vetëm të aspirojnë për të qenë udhëzues në detin e thellë, që është vetë jeta. Ky det që fort do dhe që të ka përballur me dallgë të mëdha dhe ku pas çdo sfide del plot mirënjohje dhe inteligjencë. Jo e dashur, jeta nuk është e thjeshtë, por është e bukur. Ke një zemër të madhe, një inteligjencë të gjerë dhe një shpirt bujar. Jam kaq shumë e plotësuar nga ti, kaq krenare, teksa të shoh kurajoze në ndërtimin e një karakteri të dashur, të gezueshëm, të fortë dhe të përkushtuar. Constanza, Constanza ime, vogëlushja ime, qielli im, zemra ime, gjithçkaja ime. Je një vogëlushe e mrekullueshme, të falenderoj që më lejove të jem mamaja jote, të shoh ëndrrat e tua dhe të dalloj te ti mrekullinë e jetës. Të kapur dorë për dore do të gjendemi bashkë kudo nëpër botë. Në fund, të gjithë ne jemi veçse pluhur yjesh. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Të dua vogëlushe”,-ka shkruar një vit më parë Edith González.

Kjo letër ishte vërtet prekëse! Edith pavarësisht sëmundjes së rëndë me të cilën u përball, asnjëherë nuk i humbi shpresat se një ditë do të shërohej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button