PSP-ja duhet patjetër të ekzistojë që vendi të përparojë, thotë ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve

SHBA do të vazhdojnë të bisedojnë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për nevojën për të ekzistuar Prokurori Speciale Publike (PSP), deklaroi Filip Riker, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për punë të jashtme, të Senatit. Siç ka transmetuar Zëri i Amerikës, Riker e ka theksuar rëndësinë e këtij institucioni, pasi senatori Bob Menendez ka pyetur se a nevojitet që SHBA të kërkojnë emërim të ri për prokuror special publik, duke pasur parasysh atë që mandati i Katica Janevës skadon vitin e ardhshëm, njofton Portalb.mk.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë me Qeverinë për atë, për shkak se dëshirojmë të ekziston ky institucion, që është esencial për lëvizjen e shtetit para”, ka thënë Riker.

Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka investuar shumë mund për të hyrë në NATO, por tani radhën e ka Bashkimi Evropian për ta shpërblyer shtetin për shkak se i ka plotësuar reformat e nevojshme.

“Burokracia dhe rruga për t’u përcaktuar datë konkrete për negociata për anëtarësim janë diçka që varet nga vendet-anëtare të BE-së.  Sa i përket SHBA-së, ne e theksojmë rëndësinë për NATO procesin dhe presim të shohim që përpjekjet e shtetit janë shpërblyer. Besojmë se edhe BE-ja i ka qëllimet e njëjta”, deklaroi Riker në intervistë për Zërin e Amerikës pas seancës dëgjimore në Senat.

Të enjten edhe qeveria holandeze tha që nuk do të jep pëlqim për datë për fillim të negociatave për vendin për anëtarësim në BE pa zgjidhjen e statusit të PSP-së.

Tani data varet nga pajtimi i liderit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski për ta pranuar ligjin e propozuar për statusin e PSP-së, me të cilin do të hapet rruga për të përfunduar hetimet e filluara dhe të ndjek korrupsionin e lartë aktual.

Ministrja për drejtësi Renata Deskoska nuk do të tërhiqet, siç tha, para kërkesës për amnisti nga negociatorët VMRO-DPMNE-së opozitare të udhëhequr nga Antonio Milloshoski, i cili edhe vet është një nga të dyshuarit në një hetim të PSP-së.

Deskoska tha se VMRO-DPMNE kërkon të ndërpriten plotësisht hetimet që PSP-ja i ka hapur 30 qershor 2017, e për të cilat ka siguruar prova dhe deklarata të dëshmitarëve. Deskoska ka thënë që me vëmendje ndjek edhe një sërë dispozitash të përgjithshme në ligj për të cilat partia e Mickoskit këmbëngul, që të mos përvidhet amnisti e tërthortë e personave të dyshuar në hetime.

Ajo e hodhi poshtë plotësisht kërkesën e VMRO-DPMNE-së, prej ku janë shumica e të dyshuarve në hetimet e PSP-së, që të ketë përgjegjësi edhe për prokurorët të cilët e kanë ndjekur krimin pas  kalimit të 18 muajve nga pranimi i bombave, përkatësisht pas 30 qershor 2017.

Komisioni i Senatit për punë të jashtme të SHBA-së ka theksuar që ratifikimi i shpejtë i Protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO do të tregojë jo vetëm që SHBA qëndrojnë mbrapa asaj që e përkrahin, por edhe që NATO është Aleancë e rëndësishme dhe e fortë. Senatorët konsiderojnë që reagimi i shpejtë i SHBA-së do të dërgon mesazh tek partnerët evropian për ta kuptuar rëndësinë e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, që do të jetë thelbësor jo vetëm për stabilitetin e shtetit por edhe për gjithë rajonin.

Megjithatë, sipas tyre, mbetet punë për shtetin për ta avancuar demokracinë dhe kanë kërkuar nga anëtarët e NATO-s ta thërrasin vendin që tërësisht t’i adresojë sfidat, ndërsa procesin ta konsiderojnë si të përfunduar vetëm kur do të plotësohen të gjitha reformat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button