fbpx

Grabitja e Rinasit, është marrë në polici punonjësi i aeroportit që dyshohet se i ndihmoi

Një tjetër person është shoqëruar si i dyshuar për grabitjen e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, njofton Top Channel.

Teksa emri nuk bëhet ende i ditur, burime nga policia bëjnë me dije se personi i shoqëruar është shtetasi me inicialet H.K., punonjës i aeroportit në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

Ai dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje, e do të merret në pyetje për grabitjen e parave pasi dyshohet se ndihmoi autorët.

Grabitja ndodhi brenda aeroportit të Rinasit, teksa ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me miliona euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button