Arthur nuk do të jetë titullar në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës

Brazili do ta nisë duelin pa Arthurin në Kupën e Amerikës kundër Bolivisë dhe mesfushori Casemiro ka thënë se do të ishte i veçantë një rikthim i mundshëm, aty ku ai bëri emër.

Organizatori i lojës së Barcelonës, Arthur, nuk do të jetë titullar në stadiumin e Sao Paulos, Morumbi, pasi mori goditje javën që shkoi gjatë stërvitjeve para duelit me Hondurasin, derisa vendin e tij pritet ta zërë Allani ose Fernandinho.

“Arthur nuk do të jetë titullar, pasi nuk ka pasur stërvitje të plotë dhe nuk do të marrë rrezikun ta fusë në lojë”, ka thënë Tite para gazetarëve, transmeton KTV.

Megjithatë, Casemiro, i cili luajti në Sao Paulo para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2013, është i gatshëm të luajë për herë të parë me Brazilin, qëkur u eliminua nga Belgjika në Kupën e Botës të vitit të kaluar në çerekfinale.

Brazili – Bolivia luhet në ora 02:30 të mëngjesit, kurse dy duelet tjera, brazilianët i luajnë kundër Venezuelës më 18 qershor dhe kundër Perusë, katër ditë më pas.

Brazili është favorit në Kupën e Amerikës, garë kjo që zhvillohet me 12 ekipe për herë të parë që prej vitit 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button