Kosovë, u prezantua projekti për ndërtimin e stadiumit “Fadil Vokrri” (FOTO)

Në Muzeun e Kosovës, Ministria e Sportit ka prezantuar stadiumin kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti, njofton KTV.

Të pranishëm për të parë nga afër se si do të duket stadiumi kombëtar, ishin edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye me Agim Ademin.

Në fokus Milot Rashica dhe Kadri Veseli

Përveç zyrtarëve sportivë që ishin tubuar për të parë se si do të duket stadiumi i ri, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me bashkëpartiakët, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli, Flora Brovina, Ramiz Lladrovcin, dhe Blerand Stavileci, që më shumë përngjante në një tubim të PDK-së.

Ky stadium do të ndërtohet në Drenas, por sipas Ministrisë dhe arkitektit, stadiumi do të duket edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulëseve.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpreson që ky stadium t’i sjellë suksese të mëdha Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Lojtare

Të pranishëm ishin edhe familja e ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Dizajnimi i stadiumit kombëtar i është besuar arkitektit turk, Murat Tabanlioglu, i cili premtoi se stadiumi do të jetë super-modern.

Ndërkohë, futbollistët e Kombëtares së Kosovës, nëpërmjet një video-incizimi kanë falënderuar krerët shtetërorë si dhe FFK-në për mbështetjen e madhe.

Ky stadium pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro dhe punimet do të nisin këtë vit, por nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Stadiumi "Fadil Vokrri", projekti i ndërtimit
Stadiumi “Fadil Vokrri”, projekti i ndërtimit
Stadiumi "Fadil Vokrri", projekti i ndërtimit
Stadiumi “Fadil Vokrri”, projekti i ndërtimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button