Turqia mbështet integrimin euroatlantik të Bosnjë e Hercegovinës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Yaşar Güler, ka mbështetur integrimin euro-atlantik të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Güler më herët mbërriti në Sarajevë dhe u takua me zv/ministrin e Mbrojtjes të Bosnjë e Hercegovinës, Sead Jusiç.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se shefi i ushtrisë turke theksoi rëndësinë e respektimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2017 midis dy vendeve.

Në ndërkohë, Jusiç tha se Turqia është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës.

Deklarata theksoi se palët ranë dakord që të dy vendet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Në Shtëpinë e Ushtrisë, Güler u takua edhe me shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Senad Masoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button