Operacioni në Elbasan, dy gazetare u shoqëruan në polici

Jane zbardhur emrat e dy gazetarëve të shoqëruar gjatë operacionit blic të ndërmarrë nga FNSH e RENEA ditën e sotme në Elbasan.

Suela Musta, e cila është edhe anëtare e AMA, Autoriteti i Mediave Autovizive dhe Endira Bushati ish-kryetare e AMA janë shoqëruar nga policia gjatë operacionit në Elbasan ku ranë në pranga 14 persona të dyshuar si pjesë e “grupit Çapja”, ndërsa u shoqëruan edhe 50 të tjerë. Ndalimi i gazetares Musta u bë për shkak të ndikimit në licencën e kabllorit që Çapjat kanë marrë në këtë qytet. Gjatë këtij aksioni, që është ende në vazhdim janë arrestuar edhe 8 punonjës të administratës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ish-deputeti demokrat, Genc Pollo ka reaguar pas arrestimit të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Suela Musta, duke thënë se ajo u prangos si të ishte kriminel i armatosur dhe i rrezikshëm.

“Arrestimi i znj Suela Musta në kuadrin e një goditjes të një rrjeti droge në Elbasan me tronditi sa dhe më trishtoi. Nuk marr përsipër të gjykoj shkakun e arrestimit; edhe pse nga sa është kuptuar kjo lidhet me nje tv kabllor lokal. Suela do e shpjegojë atë. Por arrestimi i një zonje te semurë në sabah sikur të ishte një kriminel i armatosur, i dhunshëm e i rrezikshëm më duket një ekzagjerim i papranueshem. Për të mos folur pėr lloj lloj politikanë-banditë që jo vetëm që nuk arrestohen por as nuk merren në pyetje”, shkruan Pollo në rrjetet sociale.

Gazetarë të shumtë kanë nisur të reagojnë në rrjete sociale, ku duke shkruajtur statuse me hashtagun #LiripërSuelën, kërkojnë që e njëjta, siç thonë ata, së paku të gjykohet në liri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button